Festat e Fundvitit janë periudha më e bukur e vitit për të gëzuar jetën dhe për t’u afruar më pranë natyrës, dhe këtë vit Megatek e sjell festën në një tjetër nivel. Për herë të parë në Shqipëri, tashmë ti ke mundësinë të kesh një bredh të vërtetë festiv në shtëpinë apo biznesin tënd! Ne në Megatek jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për të dhënë kontributin tonë në përmirësimin e situatës globale mjedisore. Të përdorësh bredh natyral do të thotë të përdorësh produkt 100% ekologjik, duke hequr dorë kështu nga materiale jo të degradueshme në ambient. Çdo vit, mbillen mijëra plantacione me bredha natyralë festivë nëpër botë, të cilat filtrojnë dhe pasurojnë me oksigjen ajrin, duke ulur kështu efektet e ngrohjes globale. Këto pemë e kryerjnë më së miri funksionin e tyre primar, deri sa vjen dhe momenti i shumëpritur kur atyre i duhet të gëzojnë njerëzit me pamjet e tyre festive! Kostot e një bredhi natyral janë gjithashtu shumë herë më të ulëta për ambientin tënd dhe aroma tradicionale e bredhit të vërtetë nuk mund të krahasohet me asgjë artificiale!