Megatek sjell kopshtin botanik më të madh në rajon. Në 16 mijë metra katror ju mirëpresin 4 mijë e pesëqind lloje lulesh, bimë e pemë. Nën dritën natyrale të diellit ofrojnë një ambient magjepsës.
CEO i Megatek, Dionis Teqja, siguron se kopshti i ri plotëson jo vetëm nevojat familjare, por edhe ato të bizneseve apo institucioneve. CEO i Megatek, Dionis Teqja: “Gjatë gjithë vitit do të gjeni lule dhe bimë që përshtaten me stinët përkatëse. Në ditët në vazhdim do të vijnë shumë lule të reja sezoni i të cilave fillon javën e parë të muajit prill. Hapim, gjithashtu, edhe departamentin e ri sezonal ku gjatë gjithë muajit Mars-Prill klientët do të gjejnë një numër shumë të lartë artikujsh mobilim&dekorim për ambientin e jashtëm. Sot Megatek tregton 100.000 artikuj, të cilët ju mund t’i shikoni dhe t’i prekni. Çdo artikull që Megatek tregton është i prodhuar sipas standardit Evropian dhe i markuar me markën “CE”. Çdo artikull që Megatek tregton është me garanci duke i ofruar klientëve tanë një siguri absolute për cilësinë e produkteve”.
Ndërsa kryetari i Shoqatës Italiane të “Garden Center”, Marco Orlandeli pohoi se kopshti i ri botanik në Megateg është më i madhi në rajon. Marco Orlandeli: “Është e mrekullueshme! Është “Garden Center”-i më i madh në të gjithë rajonin, përfshi edhe Italinë. I kërkoj zotit Teqja që të njëjtin projekt ta realizojë edhe në Romë e Milano”. Pavarësisht hapësirës, e madhe apo e vogël, kopsht, ballkon apo lulishte, në Megatek gjeni gjithçka për të gjelbëruar dhe dekoruar bukur ambientin tuaj.