Dionis Teqja
  • Home
  • Teqja Group
  • Në Media
  • Përgjegjësia Sociale
  • YouTube
  • Blog
Dionis Teqja
  • Home
  • Teqja Group
  • Në Media
  • Përgjegjësia Sociale
  • YouTube
  • Blog
Përgjegjësia Sociale

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Megatek

Share

Në 16 Prill të 2018, ne ndertesen e Universitetit Bujqësor të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja 5- vjecare e bashkëpunimit midis UBT-së dhe Megatek. Prej vitesh, Megatek ka kontribuar në mbështetjen e nevojave të ndryshme të Universitetit Bujqësor të Tiranës, përmes praktikave mësimore, materialeve dhe ekspertizës.

Ky bashkëpunim disa vjecar u kurorëzua me nënshkrimin e marrëveshjes, qëllimi i të cilës është të institucionalizojë marrëdhënien e bashkëpunimit midis palëve për realizimin e projekteve mbi zhvillimin e arsimit të lartë si dhe për të mbështetur e pajisur me mjete bashkëkohore Studion e Arkitekturës dhe Peisazhit.

Kjo marrëveshje ka në fokus investime konkrete si në produkte dhe pajisje të ndryshme për laboratorët e universitetit, me qëllim përmirësimin e proçesit të mësimdhënies, programe për praktika profesionale dhe mësimore të studentëve, programe punësimi për studentët dhe pjesëmarrje e ndërsjelltë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga palët. Gjatë këtij takim u inagurua edhe investimi i rindërtimit të lulishtes së Universitetit Bujqësor të Tiranës me sistem vaditje, investim i mundësuar nga Megatek dhe partnerë të tjerë të UBT-së.

Takimi u hap me fjalën e Zv Rektori të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof.Dr. Sulejman Sulce. Ai falenderoi Megatek për mbështetjen dhe siguroi se nënshkrimi i marrëveshjes përbën një hap të rëndësishëm për të ardhmen dhe se të dy palët do mund të përfitojnë më të mirën nga ky bashkëpunim.

Në fjalën e tij, presidenti i kompanisë Megatek, Z. Dionis Teqja, u shpreh se kjo marrëveshje do të mundësojë mbështetje cilësore për laboratorët e Arkitekturës dhe Peisazhit. Ai theksoi se një nga prioritetet e kompanisë Megatek për kujdesin ndaj komunitetit është mbështetja e nevojave të universiteteve dhe shkollave te mesme profesionale. Megatek është një nga shembujt më të mirë në tregun vendas për modelet moderne të manaxhimit, risitë në produktet, inovacionin teknologjik dhe industrial të cilat kompania dëshiron t΄i vendosë në shërbim të të rinjve.

TAGGED:Megatek
Share This Article
Facebook Email Copy Link Print
Next Article Olimpiada e aftësive profesionale 2014 realizuar nga Megatek

Përditësimet më të reja

Në Media
Super-kopshti botanik në MEGATEK/ 16 mijë m2 dhe 4 mijë e 500 lloje bimësh sjellin pamje ëndrrash
Përgjegjësia Sociale
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Megatek
Në Media
Top Channel/ Trendi i fundvitit, bredhi natyral nga Megatek
Në Media
Megatek mbush 10 vite/ Të dielën çdo artikull me ulje nga 30% deri në 65%

Artikuj të ngjashëm

YouTube

Bredha natyralë | Festat e Fundvitit

YouTube

Ditët e Kopshtarisë | Luaj, mëso, mbill lulen tënde të preferuar

YouTube

Shkruaji Babagjyshit Online | Babagjyshi Online Megatek

YouTube

Si të blejmë online nga Smartphone

  • Megatek
  • Posta TNT
  • Teqja International
  • Global Invest
Copyright © 2025 Dionis Teqja // All rights reserved
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?