Dionis Teqja
  • Home
  • Teqja Group
  • Në Media
  • Përgjegjësia Sociale
  • YouTube
  • Blog
Dionis Teqja
  • Home
  • Teqja Group
  • Në Media
  • Përgjegjësia Sociale
  • YouTube
  • Blog
Përgjegjësia Sociale

Olimpiada e aftësive profesionale 2014 realizuar nga Megatek

Share

Në kuadër të veprimtarive për lidhjen dhe bashkëpunimin me biznesin si dhe për promovimin e arsimit profesional, me nismën e Megatek, dhe mbështetjen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), e partnerëve të tjerë si GIZ, SWISSCONTACT, VODAFONE, u organizua “Olimpiada e Aftësive Profesionale” 2014, aktiviteti vjetor më i madh për arsimin profesional në Shqipëri. Ky aktivitet u financua tërësisht nga Megatek dhe partnerët e tij.

Aktiviteti përfshiu konkurimin për kompetencat profesionale, të drejtimeve dhe profileve të ndryshme, ndërmjet nxënësve të shkollave  të mesme profesionale, ku ata demonstruan aftësitë, shkathtësitë dhe shprehitë teoriko-praktike, si dhe kompetencat kyçe që nxënësit kanë fituar gjatë gjithë viteve të shkollimit. Pjesëmarrësit gjithashtu u njohën me mjediset, materialet dhe pajisjet bashkëkohore, që kompania Megatek ofron dhe shpërndan në treg.

Ky është projekti më i madh në Shqipëri, i cili bashkoi biznesin, qeverinë dhe organizatat jo fitimprurëse në një iniciativë të përbashkët, që mbështet arsimin profesional. Konkursi u zhvillua në mjediset dhe hapësirat e Megatek, ku shkollat sipas profileve u përfaqësuan me ekipe prej 5 nxënësish, të klasave të 12-ta dhe 13-ta të përzgjedhur nga vetë ato.

Specialistët e fushave hartuan testet teorike dhe praktike duke u mbështetur në programet mësimore përkatëse, si dhe në informacionet e reja të siguruara nga ekspertët e kompanisë gjatë trajnimeve të kryera paraprakisht. Vlerësimi i ekipeve u krye nga një komision i përbashkët me specialistë të fushës (Megatek dhe partnerë të tij) si dhe ekspertë të AKAFPK-së në bazë të kritereve dhe specifikimeve të vlerësimit të hartuara dhe të njohura nga pjesëmarrësit në konkurim.

Konkursi “Olimpiada e Aftësive Profesionale” 2014, u realizua në katër faza:

TAGGED:Megatek
Share This Article
Facebook Email Copy Link Print
Previous Article Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Megatek
Next Article Megatek mbështet familjet e goditura nga tërmeti

Përditësimet më të reja

Në Media
Super-kopshti botanik në MEGATEK/ 16 mijë m2 dhe 4 mijë e 500 lloje bimësh sjellin pamje ëndrrash
Përgjegjësia Sociale
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Megatek
Në Media
Top Channel/ Trendi i fundvitit, bredhi natyral nga Megatek
Në Media
Megatek mbush 10 vite/ Të dielën çdo artikull me ulje nga 30% deri në 65%

Artikuj të ngjashëm

Blog

Koleksioni i parfumeve Versace | Gjej aromën ideale të parfumit

YouTube

Shkruaji Babagjyshit Online | Babagjyshi Online Megatek

YouTube

Si të blejmë online nga desktopi

YouTube

Video Live Chat | Porosit nga shtepia

  • Megatek
  • Posta TNT
  • Teqja International
  • Global Invest
Copyright © 2025 Dionis Teqja // All rights reserved
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?