Në kuadër të veprimtarive për lidhjen dhe bashkëpunimin me biznesin si dhe për promovimin e arsimit profesional, me nismën e Megatek, dhe mbështetjen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), e partnerëve të tjerë si GIZ, SWISSCONTACT, VODAFONE, u organizua “Olimpiada e Aftësive Profesionale” 2014, aktiviteti vjetor më i madh për arsimin profesional në Shqipëri. Ky aktivitet u financua tërësisht nga Megatek dhe partnerët e tij.
Aktiviteti përfshiu konkurimin për kompetencat profesionale, të drejtimeve dhe profileve të ndryshme, ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme profesionale, ku ata demonstruan aftësitë, shkathtësitë dhe shprehitë teoriko-praktike, si dhe kompetencat kyçe që nxënësit kanë fituar gjatë gjithë viteve të shkollimit. Pjesëmarrësit gjithashtu u njohën me mjediset, materialet dhe pajisjet bashkëkohore, që kompania Megatek ofron dhe shpërndan në treg.
Ky është projekti më i madh në Shqipëri, i cili bashkoi biznesin, qeverinë dhe organizatat jo fitimprurëse në një iniciativë të përbashkët, që mbështet arsimin profesional. Konkursi u zhvillua në mjediset dhe hapësirat e Megatek, ku shkollat sipas profileve u përfaqësuan me ekipe prej 5 nxënësish, të klasave të 12-ta dhe 13-ta të përzgjedhur nga vetë ato.
Specialistët e fushave hartuan testet teorike dhe praktike duke u mbështetur në programet mësimore përkatëse, si dhe në informacionet e reja të siguruara nga ekspertët e kompanisë gjatë trajnimeve të kryera paraprakisht. Vlerësimi i ekipeve u krye nga një komision i përbashkët me specialistë të fushës (Megatek dhe partnerë të tij) si dhe ekspertë të AKAFPK-së në bazë të kritereve dhe specifikimeve të vlerësimit të hartuara dhe të njohura nga pjesëmarrësit në konkurim.
Konkursi “Olimpiada e Aftësive Profesionale” 2014, u realizua në katër faza: