Dionis Teqja
  • Home
  • Teqja Group
  • Në Media
  • Përgjegjësia Sociale
  • YouTube
  • Blog
Dionis Teqja
  • Home
  • Teqja Group
  • Në Media
  • Përgjegjësia Sociale
  • YouTube
  • Blog
Përgjegjësia Sociale

ALO 116 dhe Megatek ndihmojnë fëmijët të ndërtojnë vetë shtëpinë e ëndrrave!

Share

Për herë të parë në një aktivitet zhvilluar nga Megatek fëmijët kanë mundësinë të ndërtojnë vetë shtëpinë e ëndërrave.

Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë ALO 116, bashkohet me Megatek Fest, më 6 korrik 2012, nga ora 10:00 deri në orën 20:00 të mbrëmjes, në një organizim ku janë promovuar produktet e Megatek, nën moton ‘Bëje mirë, Bëje vetë.’

Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë ALO 116 u paraqit me dy stenda në Megatek Fest, një stendë pranë këndit të “Xhaxhi Piktorit” i ftuar special për këtë event dhe një stendë pranë teatrit të kukullave. Bashkë me “Xhaxhi Piktorin”, stafi i ALO 116 u ka bërë ftesë fëmijëve duke i ndihmuar ata për disa orë në aktivitetin më të ri mbajtur ndonjëherë për vitin 2016 në Megatek. Sllogani i këtij eventi, ndryshe nga aktivitetet e tjera ka qenë ‘Si të ndërtojmë shtëpinë e ëndërrave?

Në fund të ditës janë ndarë edhe disa çmime për vizatimet më të bukura. Në këtë kënd ka qenë e ekspozuar edhe kutia e dhurimit e ALO 116 për të kontribuar për qëndrueshmërinë e shërbimit të Linjës së Telefonit për Fëmijë.

Në këndin e teatrit të kukullave u janë bërë ftesa prindërve në një diskutim të hapur ku pyetja qëndrore ishte ‘Cila është shtëpia ideale për fëmijët tuaj?’ Ky diskutim është moderuar nga pjestarë të stafit të ALO 116. Në këtë kënd janë ekspozuar gjithashtu për shitje produkte me logon e ALO 116, ku të ardhurat e tyre do shkojnë për qëndrueshmërinë e një prej shërbimive më të rëndësishëm për fëmijë në Shqipëri- ALO 116.

Pjesëmarrja e ALO 116 në Megatek Fest reflekton përgjegjshmërinë sociale të një prej bizneseve më të mëdha në vendin tonë, duke kontribuar në qëndrueshmërinë e Linjës Kombëtare për Fëmijë. Kjo iniciativë mund të jetë një shembull për biznesin shqiptar që operon në vend, duke i hapur rrugë bashkëpunimit në mbështetje të kauzave që i përgjigjen interesit publik dhe mbi të gjitha atij të fëmijëve tanë!

TAGGED:Megatek
Share This Article
Facebook Email Copy Link Print
Previous Article Megatek riksonstrukton Cirkun Kombëtar
Next Article Tashmë blerja online është më e lehtë se kurrë!

Përditësimet më të reja

Në Media
Super-kopshti botanik në MEGATEK/ 16 mijë m2 dhe 4 mijë e 500 lloje bimësh sjellin pamje ëndrrash
Përgjegjësia Sociale
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Megatek
Në Media
Top Channel/ Trendi i fundvitit, bredhi natyral nga Megatek
Në Media
Megatek mbush 10 vite/ Të dielën çdo artikull me ulje nga 30% deri në 65%

Artikuj të ngjashëm

Përgjegjësia Sociale

Megatek riksonstrukton Cirkun Kombëtar

YouTube

Bredha natyralë | Festat e Fundvitit

YouTube

Shkruaji Babagjyshit Online | Babagjyshi Online Megatek

Blog

Koleksioni i parfumeve Versace | Gjej aromën ideale të parfumit

  • Megatek
  • Posta TNT
  • Teqja International
  • Global Invest
Copyright © 2025 Dionis Teqja // All rights reserved
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?